Shën Bartolemeu komunist
22/02/2012 Masakra e 26 shkurtit, rrëfim në një teatër-dokument
Nga shumëkush cilësohet si Shën Bartolemeu komunist dhe është padyshim një nga ngjarjet më makabre dhe të dhimbshme në historinë shqiptare. Këtë të premte ky moment historik do të përkujtohet në një aktivitet mes shumë të tjerëve që organizohen në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Është një teatër-dokument që vjen si pjesë e ciklit “Takim me Historinë”, i cili këtë takim të parë të tij e sjell si përkujtim të 56-vjetorit të masakrës së 26 shkurtit 1951 me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike. Në këtë masakër u arrestuan brenda një nate mbi 100 individë dhe u pushkatuan 22 prej tyre pa gjyq që të provonte fajësinë. 21 burra dhe një femër e vetme, Sabiha Kasimati, biologia libohovite që siç është shprehur profesori i saj në Liceun e Korçës, ishte “Vajza e parë që ndoqi dhe mbaroi me sukses liceun, në vitin 1931. Sabiha Kasimati guxoi dhe theu paragjykimet dhe u hapi rrugën në këtë mënyrë vajzave të tjera të ndiqnin atë shkollë shumë të lakmuar”.
Në teatrin-dokument të kësaj të premteje do “të rrëfehet” mbi tekste të ardhura nga dokumente origjinale dhe personazhe të jetuar, ideuar nga Violeta Murati & Sonila Kapidani. Një rrëfim që është në përkim me data historike ose procese të ndjekjes së intelektualëve në kohën e diktaturës.
Nga ajo mbrëmje e frikshme, e mbijetuara që ka takuar për herë të fundit Sabiha Kasimatin, do të jetë e ftuar në “Takim me Historinë” për të treguar ‘live’ gjithçka të atij terrori vrastar. Kjo do të jetë dhe hyrja e shfaqjes. Një trupë balerinësh, me koreografinë e Arian Sukniqit, do të performojnë hapjen e një varri masiv, prej nga del e vërteta. Violeta Murati do të “intervistojë” drejtpërdrejt personazhin e gjallë të arrestuar atë mbrëmje, por që i ka shpëtuar vdekjes. Më pas aktori Pjerin Vlashi do të sjellë monodramën “Qen bir..i një qeni” nga Ferdinand Hysi, në dialog me muzikën nga pianistja Milen Nikolla.
Shpërthimi i bombës në ambasadën sovjetike, vite më parë, bëri që menjëhërë pas këtij incidenti, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, të shoqëroheshin të lidhur mbi treqind vetë. Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Fejzi Dika, i laureuar në Montepellier për filozofi dhe pedagogji, poet e mendimtar patriot, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë etj., ishin disa prej emrave të kësaj liste të zezë të përzgjedhur për pushkatim. Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit. Pas arrestimit u pushkatuan në mbarim të pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, në mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit. Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti mizor me gjashtë nene, për “veprimtaritë terroriste” që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kish marrë fund. Një oficer i lartë i asaj kohe dëshmon se: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk është bërë gjyq dhe këtë e them pasi nga pyetja që bëhej nga zyrat e Ministrisë së Brendshme, ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimit dhe nuk është lënë kohë për gjykimin e çështjes”. Viktimat, të lidhur me tela me gjemba të kohës së luftës, i hipën në një kamion. Jonuz Kacelin të vdekur nga torturat e hodhën nga dritarja. Askush prej tyre nuk u njoh me vendimin. Në mes të natës, kur era e maleve ulurinte, i pushkatuan barbarisht të gjithë ashtu siç qenë, të lidhur tok.
Kjo është vetëm një pjesë e atyre të vërtetave të dhimbshme të krimeve të kohës së diktaturës, që nuk kanë mundur të thuhen me zë të lartë. Ndërkohë që në zbulimin e tyre ka shumë për të bërë, duke filluar mbase me praninë e një institucioni ligjor, që të marrë përsipër zyrtarisht mbledhjen e dëshmive dhe njohjen e tyre përtej çdo interesi politik apo të ndonjë natyre tjetër.
B.Goce