PS: Berisha-Topalli tërhiquni nga “Dosjet”!
PS s'tërhiqet nga deklaratat kundër ligjit të mazhorancës për dosjet. Kryetarja e Grupit Kuvendor të PS-së, Leskaj i bëri thirrje dyshes Berisha-Topalli të mos e futin në zbatim ligjin. PS i kërkoi sot Kuvendit të respektojë Gjykatën Kushtetuese me atributet që i jep ligji
TIRANE-Partia Socialiste ka reaguar sot serisht lidhur me këmbënguljen që kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca në drejtim të tij po tregon për ligjin e dosjeve, tashmë i kontestuar ky nga shumë përfaqësues ndërkombëtarë. Kryetarja e Grupit Kuvendor të PS-së, Valentina Leskaj, gjatë një deklarate të sotme për shtyp i bëri apel dyshes Berisha-Topalli të terhiqen nga ligji i dosjeve. Sipas Leskajt, dyshja me ligjin për lustrimin, po e fut vendin në një rrugë pa krye.
“Po e bëjnë këtë me konfliktet e krijuara me institucionet kushtetuese, e për këtë shkak edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët natyrisht nuk mund të pranojnë që një vend aspirues për integrim të bëjë standarte të dyfishta. U bënë mbi dy muaj që komuniteti ndërkombëtar i përcjell në mënyrë të përsëritur qeverisë shqiptare, mesazhin per rishqyrtimin e ligjit të lustracionit duke e konsideruar atë si antikushtetues”, u shpreh ajo.
Zonja Leskaj citoi edhe shqetësimet e një dite më parë të presidencës së Bashkimit Evropian e cila ka bërë të ditur se një ligj i tillë vë në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Kryetarja e Kuvendit po dje ka deklaruar se ditën e hënë do miratojë në Kuvend Autoritetin, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Injorimi i qëllimtë nga ana e tandemit Berisha – Topalli, të këtyre mesazheve, duke abuzuar me krimet e së kaluarës komuniste, me qëllimin e vetëm për të mbuluar mëkatet e sotme, kanë vënë në rrezik serioz hapat integruese të Shqipërisë në strukturat euroatlantike”, tha ajo.
Në këtë kuadër, PS i kërkoi sot Kuvendit të respektojë Gjykatën Kushtetuese me atributet që i jep ligji, sepse sic theksoi Leskaj “nuk hyjmë dot në familjen euroatlantike duke u sjellë me të si në republikat e bananeve” “Dua t'i kujtoj edhe njëherë mazhorancës se axhenda parlamentare është integrimi permes konsensusit të gjerë për problemet madhore të vendit dhe jo aktet si ky që na ndajnë nga integrimi duke e kthyer atë në një mision të pamundur”, u shpreh Leskaj.
Partia Socialiste e konsideron detyrë historike dhe mision kushtetues e kombëtar, të kërkojë ndalimin e metodave që rrezikojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Për këtë arsye, PS është gati të japë variantin e saj për ligjin e dosjeve dhe fton ta votojnë atë për të nderuar Shqipërinë.
“Ne jemi gati të japim një variant kushtetues dhe europian që ka në themel parimet dhe Kruiteret e Këshillit të Europës e ta votojmë atë jo duke turpëruar po duke nderuar Shqipërinë”.
Deklarata e sotme e PS për dsojet nuk është e para. Dje deputetja socialiste, Arta Dade kritikoi ashpër kryeparlamentares Topalli dhe e akuzoi atë se me veprimet që po merr po e cojnë vendin drejt izolimit. PS madje ka ankimuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Kryeparlamentarja Topalli komentoi dje ligjin për dosjet, ku theksoi se Kuvendi ka përgatitur një letër për Gjykatën Kushtetuese, ku i bën thirrje që gjyqtarët që kanë konflikt interesi të mos përfshihen në shqyrtimin që po i bëhet ligjit të ankimuar në këtë institucion.
(d.b/BalkanWeb)