E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësi, Berisha: Është përgjysmuar ryshfeti

Arritje historike e ka quajtur kryeministri Sali Berisha faktin që Shqipëria tashmë renditet ndër vendet e zhvilluara sa i përket sa i përket treguesve që përbëjnë shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor të një vendi, duke përmendur vdekshmërinë foshnjore apo atë amtare apo vdekshmëria në tërësi e popullatës.

Kryeministri Berisha ka drejtuar sot mbledhjen e Task-Force për reformën në shëndetësi, e cila shqyrtoi arritjet e deritanishme në disa tregues të sistemit shëndetësor në vend dhe diskutoi mbi ecurinë e një sërë proceseve të rëndësishme të reformës.

Duke vlerësuar arritjet në disa ga sektorë të shëndetësisë, kryeministri theksoi se qeveria nuk do të reshtë përpjekjet për një sistem shëndetësor jashtë korrupsionit, ndonëse situata në këtë drejtim është përmirësuar ndjeshëm.

Studime të besueshme të opinioneve faktojnë se ka më shumë se përgjysmim, qartësisht më tepër se përgjysmim të ryshfetit, por ne duhet të arrimë të realizojmë transparencën në çdo veprim tonin, në mënyrë që vetëm korrupsion të mos ketë.- u shpreh kryeministri.

Në këtë kontekst, kryeministri kërkoi gjetjen dhe zbatimin e mekanizmave sa më efikase për të luftuar korrupsionin në çdo hallkë dhe për të rritur transparencën.

Berisha vlerësoi punën e mjekëve, infermierëve, personelit të ministrisë së shëndetësisë, fakultetit të mjekësisë, si dhe strukturave të tjera, për punën me përkushtim në arritjen e nivele të larta, për sa i përket treguesve themelorë të shëndetësisë të një vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›