E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të ndryshohet modeli aktual i K.Zgjedhor

DURRES- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka kërkuar është shprehur sot për një formulë të re të numërimit të votave.

Duke folur para të rinjve në Konventën e Lëvizjes Rinore për Integrim në qytetin e Durrësit, Meta tha se duhet të ndryshohet modeli aktual i Kodit Zgjedhore, duke shtuar se i ashtuquajtur modeli spanjoll, është diskriminues. Duhet të gjendet konsensusi mes palëve që vota të jetë e barabartë, tha Meta.

Kreu i LSI-së foli edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, ku theksoi se forca që ai përfaqëson është e angazhuar në këtë proces. Sipas Metës, Presidenti i ri duhet të jetë një figurë që garanton pavarësinë e institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›