Papa jep mesazhin e paqes për Pashkë

Papa Benedikti XVI duke dhënë mesazhin e paqes për Pashkë (foto Getty Images)
Papa Benedikti XVI ka dhënë mesazhin tradicional të paqes ’Urbi et Orbi’ që mbahet çdo vit për Pashkë përpara mijërave pelegrinëve në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.
Ai kërkoi nga qeveria e Sirisë që ti japet fund konfliktit të përgjakshëm që vijon prej një viti. Papa gjithashtu foli për problemet në Nigeri dhe Mali.
Gjatë meshës së të shtunës, ia paralajmëroi se njerëzimi po kërkon kuturu në errësirë, pa qenë në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja.
Vatikani ka konfirmuar se Papa mund të udhëtojë për në Lebanon në një vizitë tre ditore në shtator.
Papa ka drejtuar mesazhin e urimit për Pashkën në të gjitha gjuhët e botës, përfshi dhe në shqip. /F.S/