E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendetësi, ja plani i ri i vaksinave për shqiptarët

Një plan i ri i vaksinimit në Shqipëria do të futet për 3 vitet e ardhshme. Plani i ri do të përfshijë vaksinat kundër hepatitit B te adoleshentët vaksina kundër Pnemokokut, si dhe vaksina për Hepatitin A dhe HPV (kundër kancerit të qafës së mitrës). 

TIRANE- UNICEF,Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë kanë diskutuar sot për programin e ri të vaksinimit të popullsisë, i cili do të përfshijë edhe edhe moshat 15-17 vjec.Sipas planit, në Shqipëri do të hyjnë vaksinat e reja kundër hepatitit B të cilave do ti nënshtrohen edhe adoleshentët. Në vitin 2010 të futet vaksina kundër Pnemokokut, në vitin 2011 vaksina Rotavirus, si dhe vaksina për Hepatitin A dhe HPV (kundër kancerit të qafës së mitrës). Sipas planit, disa vaksina të reja do të futen gradualisht, ndërsa po punohet për futjen e vaksinës së gripit falas për popullatën e rriskut. Përfaqësuesja e ISHP-së, Silva Bino, tha se plani i ri i programit të vaksinimit, apo të imunizimit, synon të ruajë arritje që kemi deri tani (mbulesën e lartë vaksinale, mbulesën e të gjithë grupeve të fëmijëve), por natyrisht të fusë vaksina të reja, që të jenë mbrojtës ndaj më tepër sëmundjeve.
Synimi i planit të ri të vaksinimit, është shtrirja gradulisht përtej moshës 14 vjeç, me të cilat është punuar deri tani. Sipas Binos, "vaksinat nuk kanë munguar asnjëherë, ato kanë ardhur në mënyrë të rregullt dhe këtë vit dhe programi i vaksinimit ka vazhduar në mënyrë të rregullt".
Duke u ndalur tek vaksinat e reja që synohet të futen në vend Bino tha "Synojmë që në vitin 2010, të fusim vaksinën ndaj Pnemokokut, shumë e nebojshme, që është pak e shtrenjtë, (27 dollarë), në krahasim me 1 dollar që kushtojnë vaksinat e tjera, por është vaksinë e rëndësishme”. Kjo vaksinë dhe ajo kundër HIV, pritet që të luajnë rol të rëndësishmë në uljen e vdekshëmrisë foshnjore në vendin tonë

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›