Gjinushi: Kryeministri të largohet sa më parë

Partia Socialdemokrate vlerëson se Shqipëria prej vitit 2006 është renditur e fundit në Evropë për lirinë e shtypit.
"Ftesa për në NATO është përdorur negativisht si rezultat i keqqeverisjes. Renditemi ndër vendet e botës së tretë përsa i përket skandarteve", u shpreh kryetari, Skëndër Gjinushi.
Kreu i PSD-së akuzoi qeverinë e kontrolluar nga agjentët e Ballkanit, se kërkon kontroll mbi mediat.
"Qeveria dhe shefi i saj duhet të largohen sa më parë", u shpreh Gjinushi.
Prej ditësh LSI-ja ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe pas tragjedisë së Butrintit kërkesën publike e bëri edhe kreu socialist Edi Rama.