Shendetesia, deputetet debat per buxhetin e ushtarakut Luljeta Ndoka
Financimi dhe varesia e Spitalit Ushtarak, i cili pritet qe ne janar te 2013 te kaloje ne varesi te Ministrise se Shendetesise, kane qene edhe thelbi i diskutimeve dhe debateve ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise mes deputeteve. Ndersa eshte diskutuar per buxhetin total te spitaleve dhe paresorit, i cili u miratua vetem me votat e maxhorances, opozita kerkoi informacion ne lidhje me te ardhmen e spitalit Ushtarak dhe personelin e tij. Por sipas Ministrise se Shendetesise, ky institucion nuk eshte perfshire ne buxhet, pasi pritet qe qeveria te marre vendimin perfundimtar per te. "Cfare keni parashikuar per Spitalin Ushtarak te cilin pretendoni se do ta merrni vitin e ardhshem dhe cilat do te jene politikat qe do te ndiqen me te",- kane pyetur deputetet e opozites. Nderkohe qe nga drejtori Ekonomik ne Ministrine e Shendetesise eshte theksuar se pa u bere kalimi i ketij spitali ne varesi te shendetesise nuk mund te flitet per buxhet te tij. "Spitali Ushtarak dhe sot qe flasim i perket Ministrise se Mbrojtjes. Ne i kemi mbaruar te gjitha punet teknike persa i perket levizjes financiare qe kane te bejne me marrjen ne dorezim, por jane procedura qe kalojne ne qeveri. Ne baze te ligjit per buxhetin, transferimi buxhetor behet ne Parlament nuk mund te behet nga qeveria. Nese nuk behet tani, nuk do te behet as per 2013-en. Gjate vitit 2013 nese ne e marrim, do pergatisim kushtet per ta kaluar ne skemen e sigurimeve", u shpreh drejtori Ekonomik ne MSH, Sajmir Kadiu. Nderkohe qe ky i fundit i ka propozuar anetareve te komisionit te marrin nje nisme ku te hiqet TVSH e vaksinave, pasi ne vazhdimesi blerja e tyre do te mbulohet totalisht nga buxheti i Ministrise se Shendetesise. Kjo per shkak se organizatat e huaja shendetesore kane nderprere furnizimin e tyre me vaksina ne Shqiperi, financimi per vaksina nga shteti do te rritet ne 371 milione leke nga 252 qe ishte ne 2012. Sipas tij, buxheti per Ministrine e Shendetesise eshte 37 miliarde leke, ku 13 miliarde do te shperndahen per spitalet. "Per vitin 2013 buxheti shkon ne 37 miliarde leke, kjo shifer eshte pa kontributet e popullates dhe llogaritet, qe ai eshte 1 per qind me poshte se 2012. Po te shtosh kontributet, te cilat jane pjese integrale e buxhetit, buxheti eshte me i larte se ky vit. Ka nje rritje per sa i perket transfertave te kujdesit paresor 9 miliarde e 166 milione 2013, kundrejt 9 miliarde e 127 milione 2012", ka theksuar drejtori ekonomik ne MSH. Po gjate dites se djeshme, vetem me votat e maxhorances, u miratua edhe buxheti i Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale. Buxheti i vitit 2013 i kesaj ministrie, me nje vlere prej 59.67 miliarde lekesh, ka pesuar rritje me 6.2 miliarde leke ne krahasim me ate te vitit te shkuar.