E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Te vendosur te kthejme pronen tek i zoti Eglantina Nasi

Pas Durresit, ministri i Transporteve dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi, ka shperndare dje edhe titujt e pare ekzekutive te prones ne kryeqytet?. Behet fjale per 38 te tille, ndaj pronareve te Tiranes, pronat e te cileve ishin zene prej rreth 70 vitesh nga qiraxhinj. "Qeveria i ka kushtuar nje vemendje maksimale ketij procesi. Eshte nje hap, qe vendos cdo gje aty ku duhet te jete, vendos drejtesi, moralitet dhe me ne fund, u jep te gjitheve qe te gezojne ate qe iu takon", u shpreh ministri Olldashi, gjate ceremonise se rastit, organizuar prane Entit Kombetar te Banesave, duke theksuar se "jemi te vendosur te kthejme pronen tek i zoti". Sikunder, nuk ka harruar te falenderoje edhe te gjitha familjet qiramarrese, qe ende pa dale titulli ekzekutiv kane bere te mundur lirimin e banesave. Ndersa ndaj familjeve qe ende nuk i kane liruar ato, ai drejtoi publikisht kerkesen qe t'i lirojne ato, pasi sipas Olldashit, do te zbatohet me cdo kusht ligji per kthimin e banesave te pronari. Me tej, duke vijuar me falenderimet konkrete per kontribuuesit ne kete proces, qe sipas ministrit, "eshte duke ecur shume mire ne te gjitha rrethet", ai tha se ne radhe te pare, meritojne te vleresohen pronaret qe paten besim tek procesi dhe iu drejtuan Entit te Banesave per te ndermarre procedurat ne fjale. Por nga ana tjeter edhe trupa gjyqesore per shpejtesine dhe korrektesen me te cilen ka vepruar, duke e lehtesuar procesin ne fjale. Pa lene menjane as zyrat permbarimore, te cilat kane nisur veprimin tashme per ekzekutimin e ketyre vendimeve te gjykatave. "Por dua te falenderoj edhe familjet e qiramarresve, te cilat i jane drejtuar bankes dhe po ndjekin procedurat per kredi", beri me dije me tej ministri Olldashi. "U bej thirrje edhe atyre fare pak rasteve qe mendojne se permes nje cirku ligjor te atakimit te veprimeve titullit ekzekutiv do te zgjidhin ndonje gje, qe te mos shpenzojne as energji, as kohe dhe as para per nje dicka qe nuk e pengojne dot. Prona do te shkoje tek Zoti dhe tek i zoti", perfundoi fjalen e tij ministri i Transporteve dhe Puneve Publike, lidhur me nje proces te tille. Nderkaq, njeri nga perfituesit prej tij, pronari Igli Gugashi, ne cilesine edhe te nje permbaruesi, i pranishem gjate ceremonise tek EKB-ja, u shpreh se "ky proces eshte i pandalshem dhe do te vazhdoje dite pas dite deri ne realizimin e plote te tij". "Si nje permbarues gjyqesor ne privat, siguroj qe bashke me koleget e mi do te jemi te devotshem dhe konsekuent te kesaj te drejte, qe sot eshte ne leter te behet edhe ne terren brenda nje kohe sipas te gjitha afateve te parashikuara ne ligj", deklaroi ai.

Akti Normativ, po ua kthen shtepite pronareve te ligjshem

Gjate muajit nentor, Kuvendi miratoi aktin Normativ per kthimin e shtepive te pronareve te ligjshem, te cilat kane qene te zena nga qiraxhinj. Ndersa me pas, ne qytetin e Durresit, u shperndane 30 titujt e pare ekzekutive per pronaret. "Pronaret do t'u drejtohen zyrave te permbarimit per lirimin e banesave te tyre. Gjithcka mbetet ne dore te tyre. Ka pasur nje fluks kerkesash nga pronaret qe u jane zene banesat e tyre nga qiraxhinjte. Ne po ndjekim me kujdes proceset gjyqesore ne Tirane dhe Durres per daljen e ketyre titujve te pronesise, ne kohe me te shkurter. Procesi po funksionon shume mire", eshte shprehur ministri Olldashi, lidhur me ecurine e tij.

At Zef Bisha: Prona po shkon dhe te Zoti

"Sot jam shume i lumtur qe ne do t'i japim edhe Kishes Katolike titullin ekzekutiv te prones". Keshtu eshte shprehur dje ministri i Transporteve dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi, teksa ia ka dorezuar ate perfaqesuesit te kesaj kishe, At Zef Bishes. Ndersa ky i fundit, ka deklaruar pasketaj se "prona po shkon tek Zoti, por po shkon edhe tek i zoti". "Tek Kisha Katolike, ne kemi bere lutje, pikerisht per kete ecje qe eshte bere. E di se ka qene nje kohe tensioni, edhe per Entin e Banesave, e qe qeveria ka bere nje pune vertet te madhe", tha ai. Duke e cilesuar ecurine e ketij procesi, si nje hap te rendesishem dhe qe duhet vleresuar patjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›