Berisha: Me 23 qershor do shembin murin e bllokimit Eva Gjura
Ne nje atmosfere festive, simpatizantet dhe anetaret e Partise Demokratike kane festuar dje 22 vjetorin e themelimit te saj. Festa eshte celur me himnin kombetar dhe me pas kane qene video-mesazhet e drejtuesve te kesaj partie, nenkryetares Jozefina Topalli, nenkryetarit Astrit Patozi, sekretarit te pergjithshem Ridvan Bode, te cilet kane falenderuar te gjithe demokratet per mbeshtetjen e vazhdueshme, qe i kane dhene kesaj partie gjate ketyre viteve pluralizem. Pas mesazhit te tre zyrtareve te larte te PD-se eshte paraqitur nje dokumentar i te gjithe ecurise nder vite te PD-se, qe nga themelimi i saj dhe deri ne ditet e sotme. Me pas kane qene dy te rinjte, te cilet kane uruar ditelindjen e PD-se ne kete 22 vjetor duke i lene vendin kryetarit te PD-se njeheresh dhe kryeminister i vendit, Sali Berisha. Gjate fjales se tij kryeministri Berisha eshte shprehur se, "vijme sot ne 22 vjetorin e themelimit te PD si forca politike me e fuqishme ne Evropen ish komuniste. Festojme ne kete 22 vjetor si forca me e fuqishme e vendit, si forca lomokotive e proceseve te zhvillimit. Por mbi te gjitha vijme si forca politike e besimit me te madh, me masiv te te rinjve shqiptare". Berisha ka theksuar se, pas 28 nentorit te vitit 1912, themelimi i PD-se do te perbente ngjarjen me historike te kombit shqiptar. "Pas 28 Nentorit 1912, themelimi i PD-se, rilindja e lirive dhe te drejtave tona, do te perbente ngjarjen me te rendesishme historike ne jeten e kombit shqiptar. Shqiperia ne vitin 1990 hyri ne vitin zero te ekzistences se saj, por ajo do dilte nga ai vit, e mrekulluar. Ne dhjetor te vitit 1990 shqiptaret perjetuan nje ringjallje te kurajes, guximit te shpreses, trimerise dhe vendosmerise se tyre. Te rinj me ne krye tribunin e lirise Azem Hajdari, do te ngriheshin ne nje beteje qe kronistet e kohes e krahasuan me betejen e Davidit". Me tej Berisha ka nenvizuar faktin se shqiptaret ne '90-ten, gjunjezuan diktaturen komuniste me te eger ne Evrope dhe themeluan PD te Shqiperise, ndersa me 23 qershor te vitit qe vjen, shqiptaret te gjithe bashke do te shembin murin e bllokimit ashtu sic u be 22 vite me pare me shembjen e komunizmit. Duke vleresuar krijimin e PD, Berisha u shpreh se kjo parti u themelua si parti e idealit me fisnik te njeriut, te lirise. "PD u themelua si parti e vokacionit perendimor te kombit shqiptar dhe integrimit evropian te vendit. Ajo u themelua si parti e interesit kombetar te shqiptareve. Ne 100 vjetorin e Pavaresise, behet gjithnje e me e madhe vepra e atyre qe themeluan ne 22 dhjetor PD-ne. Por mbi te gjitha shkelqen me shume se kurre, mundi djersa, vizioni, puna krijuese, gjenia krijuese e qytetarit shqiptar, e te rinjve qe me guxim te madh permbysen ne 22 mars diktaturen hoxhiste dhe shnderruan Shqiperine ne vendin e lirive dhe te drejtave njerezore. Zotohem para jush se PD, do te mbetet per jete te jeteve partia e te drejtave dhe idealeve tuaja", theksoi nder te tjera Berisha.