Shendetesia e taksa progresive, jo ne 300 ditet e para
Premtimi i vendosjes se takses progresive dhe sherbimit shendetesor falas pritet te mos realizohen gjate 300 diteve te para te qeverisjes se majte. Anetari i Kryesise se LSI-se, njekohesisht edhe kryetari i grupit te punes PS-LSI per hartimin e programit qeverises, Edmond Haxhinasto, tha dje ne nje konference per mediat se duhet me teper kohe per realizimin e premtimeve sherbimin shendetesor falas. “Ndryshimi i sistemit kerkon nje kohe te konsiderueshme, duhen sigurisht perpunuar aktet ligjore, duhet te mesohet edhe i gjithe personeli i sherbimit shendetesor me modelin e ri, pra kerkohet nje kohe. Por edhe ne rastin kur flasim per nje sistem shendetesor falas, sigurisht do te kete kontribute nga qytetaret, sepse nuk mund te kete buxhet shteti, por nuk pati kontribute nga qytetaret”,- tha dje ne nje konference per mediat, Haxhinasto. Po ashtu, me shume kohe kerkohet dhe per vendosjen e takses progresive, nje ceshtje per te cilen me pare ka pasur dhe divergjenca mes PS-se dhe LSI. “Deri me tani ne jemi ne fazen e nje mirekuptimi qe sistemi fiskal ka nevoje per nje konsolidim me qellim qe me keto politika qe ne kemi aktualisht, me kete sistem qe ne kemi aktualisht dhe me nderhyrjet e tjera qe ne propozojme te realizojme nje nxitje me te madhe per te pasur nje rritje ekonomike dhe me pas te perpunojme ne detaje te gjithe planin tone per te vendosur nje progresivitet, jo vetem tek te ardhurat por edhe tek biznesi. Kjo eshte dicka qe i takon se ardhshmes”,- tha Haxhinasto. Ne premtimet elektorale te Partise Socialiste, vendosja e takses progresive deklarohej se do te behej ne janar te vitit 2014, me hyrjen ne fuqi te buxhetit te ri, per shkak te efekteve qe jepte ne buxhet, nese behej me pare. Perfaqesuesi i LSI-se, Edmond Haxhinasto ka folur dje dhe per bashkepunimin me PS ne hartimin e programit te perbashket qeverises. “Diskutimet jane bere per sa i takon rrugeve konkrete per te realizuar nje qellim te perbashket. Mendoj se deri me tani secila pale ka treguar fleksibilitetin e duhur qe te gjendet nje zgjidhje sa me optimale dhe sa me efikase per sa i takon rruges per te arritur objektivin qe ne tashme e kemi te identifikuar dhe te pranuar nga te dyja palet”,- tha Haxhinasto. Lidhur me qendrimet e ndryshme qe ka pasur PS dhe LSI per ceshtje te caktuara, Haxhinasto u shpreh se per keto qendrime do te gjendet gjuhe e perbashket. “Do t’i konvergojme, do te pergatisim propozime sa me te perpunuara me qellim qe te mbajme syrin tek synimi final, objektivi final qe t’i sherbejme sa me mire qytetareve. Sistemet jane gjithnje ne funksion te qellimeve dhe qellimi qe ne kemi eshte t’i sherbejme sa me mire qytetareve”,- u shpreh Edmond Haxhinasto.
Qendrimet e PS dhe LSI per sherbimin shendetesor
Sherbimi shendetesor sipas programit te PS do te jete falas, por kostot e tij ne rang kombetar do te perballohen nga taksat e qytetareve. Ne lidhje me menyren sesi do te vendoset kjo takse PS dhe LSI kane dy qendrime te ndryshme. LSI-ja propozon kjo takse te jete pjese e sistemit aktual, ku kontributet shendetesore te shkonin ne nje fond te vecante sherbimin shendetesor. Ndersa Partia Socialiste ka propozuar qe ky taksim te mblidhet pa u diferencuar me emer nga taksat e tjera. “Ne si LSI kemi propozuar qe te ruanim sistemin aktual, qe kontributi shendetesor te shkonte ne nje fond te vecante per shendetesine, ndersa propozimi i PS-se eshte qe kontributi per sherbimin shendetesor te jete pjese e takses se pergjithshme qe paguan cdo qytetar i Shqiperise, pra duke mos e quajtur ate takse per sherbimin shendetesor. Pastaj buxheti i shtetit mbulon ne nje masa te caktuar, sigurisht ka nje mase per buxhetin, sherbimin qe i ofrohet qytetareve”,- u shpreh dje Haxhinasto.
AFATET
I pyetur nese sherbimi shendetesor falas do te mundesohet brenda 300 diteve te para te qeverisjes, Haxhinasto tha se “Ndryshimi i sistemit kerkon nje kohe te konsiderueshme, duhen sigurisht perpunuar aktet ligjore, duhet te mesohet edhe i gjithe personeli i sherbimit shendetesor me modelin e ri, pra kerkohet nje kohe”.