E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, edhe telefonin fiks në selinë e PS e ka ngjyrë “mavi”

TIRANE- Kryeministri i ri, Edi Rama e pëlqen aq shumë ngjyrën “mavi” sa çdo gjë rreth tij ka marrë këtë ngjyrë. Edhe miku i tij, i afërt, piktori Fate Velaj, i cili e ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe në Vjenë e në Tiranë, e ka kuptuar këtë fiksim të mikut të tij, tashmë kryeministër i vendit. 

Ndaj ai dje, ka shkrepur aparatin, për të mos e humbur momentin, kur kreu socialist ishte në një nga zyrat e PS-së, pranë një telefoni fiks, që kishte ngjyrë lejla. Nuk dihet nëse këtë foto e ka vënë re, Rama, por ai vetë e ka shpjeguar se ngjyra lejla i pëlqen shumë sepse bashkon ngjyrën e kuqe dhe atë blu. 

(er.nu/summerpages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›