Shendetesia, marreveshje mes Kosoves dhe Turqise

Kosova ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me Turqine ne fushen e mjekesise.
Ministri kosovar i Shendetesise, Alush Gashi gjate udhetimit te tij ne Ankara ka firmosur nje dokument qe parashikon shkembimin e informatave midis dy shteteve, shkembimin e perfaqesuesve dhe specialisteve shendetesore si dhe bashkepunim ne arsimimin ne shkencat e mjekesise.
Ne pakt parashikohet edhe investimi i Turqise ne kete fushe bazuar ne ligjin per partneritetin publiko-privat.