E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë/ Shpërthen bomba, s'ka të lënduar

Një tjetër shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Shkollës së Mesme Teknike, rreth 23:20 minuta, fare pranë një banese private.
Policia njofton se shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një granatë dore. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Policia është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij, ndërsa dy persona kanë deponuar deklaratat e tyre në polici në cilësi të dëshmitarëve të këtij rasti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›