E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis:Maqedonia kërkon të përvetësojë historinë e Greqisë

Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis ka hedhur serish akuza ndaj qeverisë maqedonase, e cila sipas saj po përpiqet të përvetësojë historinë e Greqisë. Bakojanis ka theksuar se ky qëndrim i qeverisë se kryeministrit Nikolla Gruevski po e largon vendin nga integrimi në NATO dhe BE.
"Qeveria Gruevski, me perpjekjet e saj te medha per te vjedhur historine, mendon se mund te rishkruaje te kaluaren. Por ajo po e con popullin e vendit tone fqinj drejt fanatizmit, gje qe thellon largesine mes tyre dhe perspektives euro-atlantike", ka pohuar Bakojanis.
Shefja e diplomacise greke ka shtuar me tej se Athina po merr pjese ne negociatat per ceshtjen e emrit per te gjetur nje zgjidhje te perbashket, nga e cila te mos dalin as fitues dhe as humbes. "Athina zyrtare eshte per nje zgjidhje me emer te perbere, me nje percaktim gjeografik, per perdorim nga te gjithe", ka shtuar Bakojanis.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›