E Diel, 1 Nëntor 2026

Shendeti i gruas Shqiperia 30 vende me lart

Shqipëria renditet nga gazeta britanike “News-Week” në vendin e 21 sa i përket progresit të bërë, në drejtim të shëndetit të gruas. Nga 165 vende  pjesëmarrëse në këtë listë, vendi ynë ka lënë pas Greqinë, Kroacinë, Maltën, Qipron. Një vit më parë, në fushën e shëndetit të gruas, Shqipëria ka qenë 30 vende më poshtë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasli sqaron se cilat kanë qenë edhe pikat e forta, ku është mbështetur ky vlerësim. 

"Mbulimi i 98 për qind i grave  në institucionet shëndetësore dhe kryerja e 98 për qind të lindjeve në këto institucione, komunikimi i vazhdueshëm dhe kryerja e disa ekografive gjatë shtatzanisë, ushqyerja dhe promocioni i ushqyerjes me gji ka ndikuar në shëndetin e gruas. Sigurisht kuadri ligjor ka bërë që në totalin e tyre kjo punë të japë një rezultat të tillë dhe kemi sigurisht ambicien të ecim akoma më lart në klasifikim", tha Petrit Vasili, Ministër i Shëndetësisë.

Gazeta britanike “News-Week”, mbledh të dhënat e raporteve të organizatave ndërkombëtare shëndetësore, që kanë filiale në 165 vende të ndryshme të botës. Kjo gazetë në bazë të dhënave, që kryesisht i merr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bën vlerësime dhe i publikon cdo vit.

Julia Bardhushi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 12 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›