Komploti iranian Klinton Raund i ri sanksionesh

Pas akuzave për komplot të Iranit për vrasjen e ambasadorit saudit në Uashington, Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron shtetasit amerikanë për udhëtimet jashtë vendit. "Qeveria shpjegohet në notën e publikuar në faqen zyrtare të departamentit të shtetit ka marrë në konsideratë se komploti Iranian për të vrarë ambasadorit saudit është tregues i një aktiviteti terrorist agresiv, ku nënkuptohen dhe atentate në shtetet e Bashkuara".
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do të konsultohen me qeveritë e tjera mbi mënyrat për të "izoluar më tej" Iranin si rrjedhojë e këtij sulmi të dyshuar ndërsa njoftoi një raund të ri sanksionesh kundër Teheranit. Nga Uashingtoni Clinton tha se komploti dyshohet se përfshin agjentët e qeverisë iraniane që janë përpjekur të punësojnë vrasës meksikan për të sulmuar ambasadorin saudit Adel Al-Jubeir.
Sipas FBI-së e njësisë së antidrogës Teherani kishtë planifikuar një atentat të dyfishtë për të goditur ambasadën e Arabisë saudite e atë të izraelit në Uashington e për të vrarë ambasadorin e Riadit, Adel Al-Jubeir. Plani do të ekzekutohej nga Manssor Arbabsiar e Gholam Shakuri, të dy me origjinë nga Iran, ndonëse i pari 56-vjeç ishte qytetar amerikan i arrestuar në fund të shtatorit në aeroportin Jfk në Nju Jork. Irani ka hedhur poshtë akuzat, dhe Ministria e Jashtme i ka quajtur ato "të pavërteta" dhe "të pabaza".
Delina Bitraku