E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja britanike lind beben 6.2 kg, rekord botëror të lindjes pa operacion

bebiAngli- Mjekët thonë se një grua britanike ka lindur fëmijën më të madh ndonjëherë të lindur natyrisht në Spanjë, vajza peshon 6.2kg.

Maxime Marin, 40 vjeç, lindi pa pakomplikacione në Spitalin Salud Marina në Denia, Alicante.

Nëna, e cila jeton në Spanjë me partnerin e saj kolumbian, tha se ajo e dinte se fëmija do të jetë i madh, “por jo kaq i madh”.

Të dyja besohet të jenë mirë, edhe pse e porsalindura Maria Lorena mbetet në njësinë e kujdesit neonatal.

Dr Javier Rius, kreu i departamentit të spitalit të obstetrikë dhe gjinekologjisë tha: “Në karrierën time 40-vjeçare profesionale unë nuk kam njohur ndonjë rast të lindjes me këtë peshë nga ana e lindjes natyrore. Ne të gjithë jemi shumë të kënaqur me punën që kemi kryer”.

Foshnjat e mëdha janë lindur shpesh nëpërmjet operacioneve cezariane.

bebi2Familja e bebit

Sipas Librit Gines të Rekordeve Botërore, bebi më i rëndë në botë është lindur nga Anna Bates të Kanadasë në vitin 1879. Foshnja peshonte 10.5kg, por vdiq 11 orë pas lindjes. Të dy prindërit e foshnjës ishin gjigantë.

Një grua në Brazil lindi një djalë që peshonte 8 kg me lindje cezariane në vitin 2005.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›