Shëndeti mendor i fëmijëve, terapistja ndan sfidat dhe jep këshilla për të ndihmuar fëmijët

Shëndeti mendor i fëmijëve është kthyer në një nga shqetësimet kryesore për prindërit dhe profesionistët e fushës së zhvillimit.
Terapistja e zhvillimit, Irena Danjolli, ka ndarë disa nga sfidat më të zakonshme me të cilat përballen prindërit sot gjatë rritjes së fëmijëve.
“Fillimisht janë politikat sociale që çalojnë, mungesa e informacionit nga ana e prindërve, neglizhenca e kontrolleve periodike të fëmijëve, sidomos në tri vitet e para të jetës, kur munden të identifikohen problematikat e para zhvillimore të fëmijëve dhe më pas është çështja ekonomike,” thotë znj. Danjolli.
Në vijim ajo jep edhe disa këshilla të vlefshme për prindërit, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit aktiv dhe krijimit të një ambienti të sigurt emocional.
“Do ju këshilloja që të jenë të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre, ta kenë të parën gjendjen emocionale të komunikimit me fëmijët. Të mos neglizhojnë me kontrollet periodike, sidomos në vitet e para të jetës së fëmijës, pasi fëmija është verbal dhe komunikimi është gjithmonë kryesori,” këshillon terapistja e zhvillimit.
/rtsh.al/