Pianisti i njohurfrancez Denis Pascalkoncert në Tiranë
TIRANE- Orkestra e Dhomës së Kryeqytetit, e njohur si “Camerata e Tiranës”, sjell sonte në Akademinë e Arteve të bukura një koncert për piano dhe orkestër me pianistin e njohur francez Denis Pascal.
Gjatë kësaj mbrëmje do të luhen pjesë nga kompozitorët e njohur botërorë Mozart dhe Mendelsson. Pianisti Denis Pascal, u shpreh i kënaqur për këtë bashkëpunim duke e cilësur orkestrën të motivur, c’ka do të sjellë edhe sukses gjatë natës së sotme.
Koncerti për piano dhe orkestër drejtohet nga dirigjenti Jean Michel Ferran, i cili ka shoqëruar vazhdimisht koncertet e Cameratës gjatë stinës koncertore.
(m.a/News24/BalkanWeb)