E Diel, 1 Nëntor 2026

Eto shpallet futbollisti më i mirë i Afrikës për 2010

EGJIPT- Sulmuesi kamerunas Samuel Eto është shpallur për herë të katërt futbollisti afrikan i vitit, duke mundur në këtë përballje Didier Drogba të Bregut të Fildishtë dhe Asamoah Gian të Ganës.

Në një konferencë të zhvilluar në Egjipt, Eto e konsideroi marrjen e këtij çmimi si mbylljen më të mirë të vitit 2010.
“Fitova Ligën e Kampioneve dhe Botërorin e klubeve, ndërsa ky çmim është një mbyllje mjaft e mirë e vitit 2010”, deklaroi Eto.

Kamerunasi iu bashkua Interit në korrikun e vitit 2009, ndërsa e ndihmoi këtë klub të fitonte Champions League, titullin kampion në Itali, Kupën e Italisë, Superkupën e këtij vendi dhe para disa ditësh Botërorin e klubeve. Por, zhgënjimi i tij është fakti se nuk pati një ecuri të mirë me Kamerunin në kampionatin botëror.

“Me kombëtaren time nuk pata ndonjë sukses të madh, ndërsa karriera ime personale mund të quhet OK”, u shpreh 29 vjeçari.

Eto pason në këtë çmim Didier Drogbanë që e fitoi në vitin 2009 dhe Emanuel Adebajor, që në 2008-tën u shpall futbollisti afrikan i vitit.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›