E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shengjin takim per luften kunder trafikimit te qenieve njerezore

Ministria e Brendshme organizoi ne Shengjin nje takim trajnues me drejtues te
Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes si edhe te institucioneve sociale
per te trajtuar ceshtje te tilla qe kane te bejne me Ngritjen e Kapaciteteve te
Komiteteve Rajonale per Luften Kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore.

Zevendesministrja e Brendshme Iva Zajmi njekohesisht koordinatore Kombetare e
Anti-Trafikut Njerezor theksoi se Shqiperia ka kaluar tashme periudhen
famekeqe te trafikimit te qenieve njerezore dhe situata aktuale eshte e
pakrahasueshme me ate te fundviteve 90 pasi eshte permiresuar edhe konsoliduar
ligji.

Sipas Zajmit mbi 90 e viktimave te marra ne mbrojtje jane femra mes tyre edhe
te mitura nderkohe qe dominon shfrytezimi i prostitucionit.
Koordinatorja Kombetare e Anti-Trafikut Njerezor deklaroi se nuk do te
ekzistojne me format e egra te trafikimit dhe shfrytezimit kjo edhe per vete
faktin e liberalizimit te vizave por ashtu si ne vendet e zhvilluara tashme
rrezikon shfrytezimi per pune.

Zajmi pohoi se eshte e rendesishme qe ne cdo njesi vendore bashki apo komune
per te parandaluar trafikimin e qenieve njerezore vecanerisht te femijeve
duhet te ngrihen Njesite e Mbrojtjes se Femijeve. Gjithashtu duhet tu kushtohet
vemendje e vecante familjeve me probleme sociale ne menyre qe familjaret e tyre
te mos bien pre e trafikimit.

Nderkohe referuar statistikave zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te
Lezhes behet e ditur se gjate vitit te kaluar jane evidentuar 4 raste te
trafikimit te qenieve njerezore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›