E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, zjarr pranë fshatit Çele

Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe e madhe pyjore në Pukë. Sipas informacioneve vatra e zjarrit është shfaqur në afërsi të fshatit Çele në kufirin Pukë-Kukës.
 

Mësohet se me dhjetra hektarë sipërfaqe me pyje dhe shkurre janë përfshirë nga zjarri ndërkohë që forcat e zjarrëfikësve nuk mund të ndërhyjnë për të shuar flakët pasi vatra e zjarrit ndodhet në një shpat të thellë malor dhe kjo e bën tepër të vështirë ndërhyrjen e tyre.
 

Ndërkohë nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit por nuk përjashtohet edhe një zjarrvënie e qëllimshme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›