Shëngjini i populluar dhe në shtator. Pushuesit vijojnë të zgjedhin bregdetin për pushime më të qeta

Mbyllja e muajit gusht nuk ka shënuar fundin e sezonit turistik. Vija bregdetare vijon të jetë e populluar nga pushues të shumtë, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë nga Kosova.
Pushuesit shprehen të kënaqur me qëndrimin në Shëngjin, duke vlerësuar qetësinë, plazhin dhe shërbimet që vijojnë të ofrohen edhe gjatë muajit shtator.
“Është shumë bukur, uji i mirë, ushqimi po ashtu”.
“Për ne shtatori ose qershori janë muajt e preferuar këtu”, thanë disa pushues.
Sipas të dhënave nga bizneset, prenotimet për muajin shtator vijojnë të jenë në nivele të kënaqshme.
Strukturat akomoduese, restorantet dhe bizneset e tjera turistike vijojnë të ofrojnë shërbimet për pushuesit, ndërsa pushteti vendor vijon angazhimin për mbarëvajtjen e sezonit edhe gjatë vjeshtës.
/RTSH/