E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjini më shumë pushues, përmirësimi infrastrukturës dhe pastërtia nxisin turistët

Shëngjini po shënon rritje të numrit të turistëve që poi kalojnë pushimet e verës në këtë plazh.

Përmirësimi i infrastrukturës, por dhe pastërtia e rërës dhe ujit janë disa prej faktorëve që po sjellin turistë.

Madje këtë sezon, veç pushuesve vendas Shëngjini po thith dhe turistë të huaj. Këta të fundit shprehen të kënaqur me kushtet, por pranojnë se ka ende punë për të bërë.

Një tjetër faktor që po ndikon në rritjen e numrit të turistëve në Shëngjin janë dhe çmimet konkurruese dhe shërbimi i mirë.

Natyrisht që edhe ky plazh ka ende shumë sfida në drejtim të infrastrukturës dhe arritjes së standarteve të kërkuara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›