E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaji i agjërimit në Kosovë


Një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët dhe qytetarët e Kosovës. Në urimin tradicional të përvitshëm, Tërnava ka ftuar besimtarët që t'i përkushtohen Allahut, të falin njëri-tjetrin dhe të japin sadakun e nevojshëm.

"Agjërimi i Muajit të Ramazanit e pajisë besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes, urtësisë, solidaritetit, zemërgjerësisë, devotshmërisë, moralit dhe i jep dukatë të fortë në raport me krijuesin", u shpreh myftiu Terrnava.

Myftiu Tërnava ka uruar që ky Muaj i Ramazanit të jetë stimulim për zemrat dhe shpirtrat, për përkushtimin në forcimin e besimit drejt shkallëve të larta të devotshmërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›