E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Indi, turistët e huaj ndihmojnë në operacionet e shpëtimeve

Turistët e huaj i janë bashkuar ushtrisë indiane dhe trupave paraushtarake në shpëtimet dhe operacionet e ndihmave në rajonet e përmbytura, ku sipas autoriteteve zyrtare kanë vdekur më shumë se 156 persona.
Së paku 300 njerëz kanë mbetur të humbur nga përmbytjet e javës së kaluar, të shkaktuara nga shirat që kanë shkatërruar shtëpitë, duke depozituar gurë dhe baltë në autostrada dhe duke e lënë një pjesë të konsiderueshme të vendit pa energji elektrike.
Rreth 160 njerëz, të huaj, janë duke pritur për evakuuim nga forcat ndërkombëtare, pasi kanë mbetur të bllokuar në disa zona të vendit.
Të paktën 25 mijë vetë kanë qenë të prekur nga përmbytjet, lajmëruan autoritetet zyrtare të ushtrisë. Rreth 7000 ushtarë janë angazhuar në rindërtimin e urave dhe të rrugëve.
Murgeshat budiste kanë lëvizur nga tempujt e tyre në ndihmë të njerëzve të goditur nga përmbytjet në zonat më të prekura të vendit.
Mijëra turistë udhëtojnë në këtë zonë të Landakh, ku ata vizitojnë cdo vit tempujt e murgeshave budiste, mjaft të njohur në vend.
Turistët e huaj në një numër të madh, janë duke ndihmuar forcat paraushtarake në operacionet e pastrimit dhe të shpëtimit në zonat e përmbytura.
Një turiste nga Gjernmania u shpreh se ajo ishte përpjekur me çdo mjet që të ndihmonte forcat e shpëtimit, në mënyrë që të lehtësonte sa më shumë punën e tyre.
Në shtetin e Kashmirit dhe në disa rajone të tjera, mjekët kanë deklaruar se ata po bëjnë gjithcka për tu ardhur në ndihmë të plagosurve t shumtë, dhe të pastrehëve në këto zona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›