Italia, Franca dhe Turqia, kandidaturë për organizimin e Kampionatit Europian të Futbollit
Italia, Franca dhe Turqia zyrtarizuan kandidaturën për organizimin e Kampionatit Europian të Futbollit për vitin 2016. Përfaqësues të federatave respektive dorëzuan dosjet përkatëse në selinë e Uefa-s, në Nion të Zvicrës. E veçanta e kandidaturave është se Italia ka propozuar 12 stadiume për eventin, ndërsa Franca dhe Turqia nëntë. Vendi organizator do të shpallet më 28 maj.