E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënim i Respublica-s: Berisha nuk është mirë. Kush ka në dorë, le ta shpëtojë!

berisha qan 1Berisha ka lënë një shënim në facebook, nga i cili kuptohet se ai vetë është në një gjendje jo të mirë. Çdo ditë që kalon ëstë një ditë më pak nga mandati i tij kryeministror, dhe kjo gjë e bën, me sa duket, të vuajë. Sa më shumë kalon koha aq më i vetëdijshëm bëhet që koha e tij po mbaron si rëra në një klepsidër. Ja çfarë ka shkruar sot:

Të dashur miq, z.Rama ka hapur në selinë mavi zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjitha Republikave parlamentare dhe Mbretërive konstitucionale të Europës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur, pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët, kurse vetë Kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament. Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver, por dhe Don Kishot! Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!!

Këtij njeriu po i ikën petlla. Nuk i besohet që ja, dhe ca ditë, dhe sdo të jetë më atje.

http://respublica.al/artikuj/2013/07/12/shenim-i-respublica-s-berisha-nuk-eshte-mire-kush-ka-ne-dore-le-ta-shpetoje

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›