E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Basha: Do mbrojmë shtetin nga Edi Rama. Olldashi: Do godasim fort Partinë e re të Punës (VIDEO)

bashaaaaKandidatët për postin e kryetarit të Partisë Demokratike kanë vazhduar fushatën e tyre duke mbajtur në qendër të sulmit mazhorancën e re, pa thënë asnjë fjalë reflektimi për humbjen e thellë.

Lulzim Basha ishte në Lushnje, Peqin dhe Gramsh, ku deklaroi se do të mbrojnë shtetin nga Edi Rama.

I keni parë se si po kërkon të menaxhojë pushtetin nga faqja  zyrtare e Partisë Socialiste, këtë përvojë e njohim, kësaj i thonë partishtet. E filluan me kundërshtimin që i bënë rritjes së rrogave dhe pensioneve minimale para një jave, e vazhduan me kërcënimet banditeske ndaj përfaqësuesve tanë në KQZ, por në çdo rast ne do të jemi gati për tju përgjigjur kësaj kulture anti-shtet me instrumentet e nevojshëm institucionalë, politikë dhe ligjorë për të mbrojtur shtetin, institucionet dhe administratën publike, deklaroi Basha.

Kurse Sokol Olldashi deklaroi në Lezhë se është rikthyer Partia e Punës në pushtet, por ata do e luftojnë fort këtë parti.

Marrëveshja e 1 prillit mes PS dhe LSI riktheu Partinë e vjetër të Punës. 1 prilli ishte rithemelimi i Partisë së Punës. Nga ky moment, ne duhet të fokusojmë si kundërshtarin tonë politik ish- Partinë e vjetër të Punës, pra do të thotë Partinë Socialiste dhe LSI-në bashkë, pra do të thotë banditët e PS-se dhe hajdutët e LSI-së, të gjithë bashkë. Duhet ti fokusojmë dhe ti godasim me të gjithë fuqinë tonë politike. Skena politike në Shqipëri nuk ka tre pole, por dy: ka ish- Partinë e vjetër të Punës dhe opozitën e Partisë Demokratike. Ky është një kufi i qartë, të cilin ne duhet ta vendosim menjëherë. Kjo parti ka rrëzuar Partinë e Punës në 1992, ka rrëzuar mazhorancën e korrupsionit në 2005. Partia Demokratike këtë aliazh e rrëzon në përpjekjen e parë elektorale, në zgjedhjet lokale të vitit 2015, tha Olldashi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›