Shënim për edicionin në gjuhën rumune
Mund të thuhet se në Rumani njihet më pak fakti sesi modeli politik i komunizmit rumun ka ndikuar në vendet e tjera të kampit komunist. Shpjegimet për këtë situatë janë të shumta. E para prej tyre është se askush nuk ka marrë përgjegjësinë për të vënë në dukje se modeli rumun merrte gjithçka që ishte më e keqe nga modelet e tjera (ndoshta duhet të theksohet se dallimet nuk ishin gjithmonë të domosdoshme) duke shtuar disa karakteristika dhe më të këqija se ato të tyre. Një shpjegim tjetër është se ne, rumunët, jemi besimtarë tradicionalë të formës pa përmbajtje, në këtë rast përmbajtja është analiza e komunizmit. Për fat të keq, dënimi i komunizmit nuk ka çuar drejt zhdukjes nga jeta politike e Rumanisë, shumë manifestime karakteristike të komunizmit.
Ky libër, i cili tregon momente të rëndësishme të ndarjes nga komunizmi në Shqipëri, i ofron lexuesit rumun një mundësi për të shqyrtuar dhe evoluimin e Rumanisë pas vitit 1989. Sepse, edhe pse pak e dinë këtë, komunizmi rumun ishte i afërt me komunizmin shqiptar, sidomos në vitet e fundit. Diktatori gjithëpushtetshëm dhe i gjithëditur, vetëizolimi i vendit, ekzagjerimi i “kështjellës së pamposhtur”, ekzagjerimi i ndjenjës nacionaliste, ndërsa e vërteta është se komunistët kanë qenë tradhtarët më të mëdhenj të interesave të vendit, këto janë vetëm disa nga karakteristikat e dy regjimeve komuniste. Fakti që në Rumaninë e Çausheskut nuk kanë ndodhur ekzekutimet e Shqipërisë, nuk përbën një ndryshim thelbësor, sidomos për vitet e fundit, të cilat treguan një afrim gjithnjë e më të madh në drejtimet politike të Rumanisë dhe të Shqipërisë. Është më pak i njohur fakti se Rumania komuniste mbante ambasador në Tiranë, ndërsa në vendet e tjera "socialiste" i kishin reduktuar marrëdhëniet me këto vende. Në Tiranë, për shumë vite ambasador i Rumanisë ka qenë Manole Bodnaras, vëllai i Emil Bodnaras-it, një nga personat më të afërt të Nikolae Çausheskut, gjë e cila nuk mund të jetë një rastësi.
Në qoftë se Enver Hoxha në fjalimet e tij kritikonte vendet socialiste "revizioniste" në shumicën e rasteve shmangte pa përmendur Rumaninë, të cilat, sipas diktatorit shqiptar, kishin tradhtuar ideologjinë komuniste. Duket se Rumania nuk ishte aq fajtore për këtë. Për më tepër, komunistët shqiptarë, dhe rumunë, u sollën në pushtet nga fuqi të huaja, shqiptarët me përfshirjen vendimtare të Jugosllavisë komuniste (përfaqësues të një politike imperialiste serbe) dhe komunistët rumunë nga tanket sovjetike, instrument i politikës imperialiste ruse. Në këto rrethana ishte normale që shqiptarët të paguanin, duke braktisur një pjesë të territorit të vendit të banuar kryesisht me shqiptarë - Kosovën, ndërsa rumunët përdoren si mjet pagese heqjen dorë nga një territor i banuar kryesisht me rumunë - Basarabisë. Historia e Rumanisë ka njohur dhe fakte të tjera të çuditshme, të tilla si braktisje totale e rumunëve dhe arumunëve kryesisht në ish-Jugosllavi. Gjithashtu, nuk gjej asnjë shpjegim apo justifikim që pse nuk kemi, sidomos tani, në kushtet e lirisë, marrëdhëniet më të afërta me njerëzit më të afërt për ne, përmes historisë dhe gjuhës, me shqiptarët. Si mund të harrojmë atë që kanë thënë për këto lidhje me shqiptarët, personalitete të mëdha të kulturës rumune, Nikolae Iorga, Alexander Philipide, Xenopol, Bogdan Petriceicu Hasdeu dhe të tjerët.
Prandaj besojmë se ky libër do të kontribuojë në një njohje më të mirë të zhvillimeve aktuale politike në Shqipëri dhe do të plotësojë shumë zbrazëtinë, që ekziston në opinionin publik rumun për Shqipërinë, problemet e saj dhe pozicionin aktual të Shqipërisë në Europë dhe në botë. Ky hendek duhet të plotësohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse në vendet e tjera të Evropës Lindore dhe në Evropën Perëndimore, Shqipëria gëzon shumë simpati dhe mirëkuptim. Nuk ka asnjë arsye që Rumania, rumunët, të kenë një qëndrim të ndryshëm ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qëndrimi që kanë ndaj saj për shembull SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia.
Është fakt për t’u gëzuar rritja e numrit të turistëve rumunë në Shqipëri, por nuk mund të mos e themi se në shtypin rumun, ka mjaft pohime të përgjithshme jo pozitive, nga mosnjohja apo keqdashja për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky libër të ndihmojë për të larguar ato aspekte që nuk bëjnë pjesë në ndërgjegjen e një kombi të ekuilibruar, të vetëdijshëm për vlerën e tij në koncertin e kombeve të lira, siç është kombi rumun. Kjo për më tepër kur Shqipëria ka fituar një mbështetje të madhe ndërkombëtare në zgjidhjen e favorshme të bashkatdhetarëve të saj në Kosovë dhe Maqedoni. Kjo gjë mund të theksohet dhe më shumë për aq kohë sa Rumania nuk ia ka dalë mbanë në lidhje me rumunët në Moldavi, në rajone të tjera, për të mos përmendur rajonin e Timokut, në Serbi.
Ky libër që sot i vjen lexuesit rumun ruan karakterin tejet aktual. Në Shqipëri, nga dalja e këtij libri kanë ndryshuar shumë gjëra, por lufta e Sali Berishës për një Shqipëri demokratike, anëtare e denjë e komunitetit ndërkombëtar, vazhdon. Sali Berisha është aktualisht kryeministri Shqipërisë për herë të dytë, duke fituar dy palë zgjedhje radhazi parlamentare, por edhe ato lokale. Ballafaqimi me Partinë Socialiste mbetet në qendër të jetës politike shqiptare. Shumë prej radhëve të këtij libri mund të konsiderohen, lehtësisht, si komente të vlefshme mbi ngjarjet aktuale. Socialistët nuk ndalen në vënien e shkopinjve nën rrota, që të pengojnë rrugën e progresit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Edhe pse libri ofron shumë sqarime për situatën politike në Shqipëri, ndoshta ia vlen të përmendet se këto 50 vjet të komunizmit, të makthit egalitar, megjithatë kanë lënë gjurmë. Është për t’u habitur, megjithatë, se shumë nga udhëheqësit e Partisë Socialiste janë bij të ish-zyrtarëve të regjimit komunist (Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, është i biri i Kristaq Ramës, ish anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Republikës Socialiste Popullore të Shqipërisë), të cilët ishin më të "barabartë" se të gjitha qytetarët e tjerë të Shqipërisë.
Megjithatë, viteve të fundit, Shqipëria ka vazhduar të ecë drejt suksesit, si në plan të brendshëm ashtu dhe atë ndërkombëtar, duke pasur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë fqinjët e saj, pozicion i vlerësuar në Europë dhe në NATO. Vitet që kanë kaluar kanë rritur besimin e ndërsjellë midis autoriteteve shqiptare dhe amerikane si dhe të shteteve të tjera europiane, duke tejkaluar aspektet e përkohshme të përmendura në libër.
*Tiberius Puiu, publicist, përkthyes, analist politik. Ka qenë këshilltar i Kryeministrit dhe i disa ministrave në Rumani