Më tha Zot i madh i jetës!
Vargje nga Arben Duka
Më tha Zot i madh i jetës:
O Arben qenke marrosur,
se për hir të së vërtetës,
i do njerëzit të përsosur!
Aty poshtë ku ju jetoni,
sekziston përsosmëria,
se pastaj çfarë do kërkoni,
tek unë Zoti-Perëndia?!
Njeriu është krejt i vogël,
përgjërohet për pak fat,
ndaj ja lidha fatin gogël,
të mos gjejë një ditë rehat!
Po i dhe pakëz pushtet,
kërkon të bëhet si unë,
po harron ai i shkretë,
pas bunacës, ka furtunë!
Se di pse shfaqet i ziu,
herë si engjëll, herë si dreq,
shpesh në jetë bëhet njeriu,
dhe nga kafshët më i keq!
O poet, – Zoti më tha,
nuk e ndreq dot njerëzinë,
ujku-ujkun nuk e ha,
njeriu e vret njerinë!
Njerëzit unë i kontrolloj,
po nuk dua ti bëj zap,
kur dua ti turpëroj,
një pushtet të madh u jap!
Njerëz të përsosur gjen,
veç në vargjet e poetit,
se njeriu ka në gen,
abuzimin me pushtetin!
Ti vëmë kokë muhabetit,
ti presim fjalët me drapër,
në karrigen e pushtetit,
dhe i miri bëhet gjarpër!