Shenja te rimekembjes ne panairin e makinave amerikane ne Detroit

Panairi Nderkombetar i Makinave ne Ameriken Veriore per vitin 2012 eshte hapur ne Detroit te Miciganit. Panairi i pervitshem eshte nje nga ngjarjet kryesore te industrise se makinave ku prezantohen makina dhe teknologji te reja. Panairi i ketij viti zhvillohet ne nje kohe kur shitjet e kompanive Ford Chrysler dhe General Motors jane ne rritje. Por sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Kane Farabaugh pavaresisht nga rritja e re e shitjeve analistet thone se sektori i automjeteve nuk eshte normalizuar krejtesisht pasi papunesia e larte ne vend vazhdon te peshoje mbi bleresit e mundshem te makinave.
Mesazhi i drejtorit ekzekutiv to Fordit Alan Mulally gjate prezantimit te makines se tipit Ford Fusion ishte i drejtperdrejt kompania e tij eshte fitimprurese dhe ne rritje.
Ne jemi te angazhuar per hapjen e 12 mije vendeve te reja te punes ne fabrikat tona ne SHBA dhe jemi ne rruge te mire per ta realizuar kete deri ne fund te vitit. Ne gjithashtu do te te shtojme 3 mije vende te reja pune ne rajonin e Azi-Paqesorit.
Zgjerimi i Fordit vjen pas disa vitesh me fitime dhe shnon nje ndryshim dramatik ne industrine e makinave e cila ka mbyllur dhjetera mijera vende pune ne dekaden e fundit. Por sipas kontratave te reja te ratifikuara ne vitin 2011 me Sindikaten e Punetoreve te Bashkuar kompanite Ford General Motors dhe Chrysler po rikthejne ne pune shume njerez ne linjat e montimit ne SHBA.
Fakti qe ne kemi qene ne gjendje ti mbajme te gjitha keto vende pune dhe investime ketu ne vendin tone une mendoj se eshte pozitiv ne pergjithesi per prodhimin e brendshem.
Bob King eshte president i Sindikates se Punetoreve te Bashkuar. Ai thote se disa objekte te mbyllura ne SHBA do te ri-hapen ne kuadrin e marreveshjeve te reja dhe me shume makina amerikane do tu shiten bleresve te huaj.
Per shume vite nuk kishte eksportim aq te madh te makinave ne pjese te tjera te botes. Tani tre kompanite e medha do te eksportojne numer te madh makinash nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithese ky duket si lajm i mire per industrine amerikane te makinave pas ndihmes financiare nga qeveria profesori i ekonomise ne Universitetin e Miciganit Bruce Pietrykowski thote se industria e makinave nuk eshte normalizuar plotesisht dhe ajo eshte ne rrezik te bjere perseri.
Shumica e amerikaneve nuk kane te ardhura ashtu sic kishin ne vitin 2000. Shumica e amerikaneve jane ose te papune ose kane patur ulje te rrogave nga koha kur industria e makinave arriti kulmin e saj te shitjeve vjetore.
Profesor Pietrykowski thote se shitjet e fundit ne Shtetet e Bashkuara jane rezultat i kerkeses nga klientet te cilet kane vonuar blerjen e makinave gjate recesionit ekonomik. Sipas tij nje tjeter pengese per perparimin e metejshem te industrise amerikane te makinave eshte e lidhur direjtperdrejt me Wall Street-in dhe tregun e shtepive ne renie.
Qasja te kredite eshte e kufizuar tani keshtu qe amerikanet nuk jane ne gjendje te perballojne marrjen e kredive per te blere makina dhe jane me pak te gatshem ta vene veten ne nje pozite me te veshtire financiare per te blere nje makine.
Per kete arsye ne panairin e makinave te ketij viti ne Detroit prodhuesit e makinave po prezantojne makina te reja te vogla ekonomike dhe qe shpenzojne me pak karburant. Ata po perpiqen tu ofrojne makina ekonomike klienteve te mundshem qe ende jane ne pritje per te blere nje makine te re nderkohe qe ata ndeshen me veshtiresite e nje periudhe te pasigurte ekonomike.