E Diel, 1 Nëntor 2026

Romney i pari republikan pas gati pas gati 3 dekadash qe fiton ne Iowa dhe New Hampshire

Ish guvernatori i shtetit Massachusets Mitt Romney fitoi zgjedhjet paraprake mes kandidateve republikane per president ne shtetin New Hampshire.  Kongresmeni nga Teksasi Ron Paul zuri vendin e dyte ndersa ish ambasadori amerikan ne Kine Jon Huntsman te tretin.

Kjo eshte shume e rendesishme sepse ai eshte i pari republikan pas gate 3 dekadash qe fiton si ne shtetin Iowa ashtu edhe ne New Hampshire dy shtetet ku fillojne primaret pra garat per perzgjedhjen e kandidateve brenda partive. Keto gara vazhdojne me radhe ne secilin shtet por tradita amerikane tregon se shtetet e para jane shume te rendesishme dhe ketu zakonisht konkurrenca eshte teper e forte. Romney fitoi 39 perqind te votave krahasuar me 22 perqind qe mori Ron Paul ne vendin e dyte pra nje diference e ndjeshme. Kjo fitore e ben zotin Romney ta hedhe veshtrimin drejt perballjes me Presidentin Obama ne zgjedhjet presidenciale te nentorit.

Borxhi yne eshte teper i madh dhe shanset i kemi teper te pakta. Presidenti yne sa here zgjohet ne mengjes deklaron me krenari se ka edhe me keq. Si mund te thuash ka edhe me keq Nuk eshte kjo ajo qe na ben ta quajme veten amerikane tha zoti Romney pas fitores.

Zoti Romney prej kohe ka qene favorit ne New Hampshire. Ai ka nje shtepi atje dhe ka qene guvernator i shtetit fqinj Masacusets.

Analisti politik Alan Lichtman mendon se Mitt Romney do te vazhdoje te perfitoje nga percarja mes kandidateve konservatore.

Arsyeja perse zoti Romney eshte kaq prane fitores eshte se baza konservatore nuk ka nje kandidat te pershtatshem. Ata nxoren 6 kandidate dhe te gjithe u rrezuan.

Te gjithe kandidatet ne fushatat e tyre po perpiqen te vene ne pah cilesite e tyre me te spikatura si konservatore duke bere krahasimin me idete me liberale te presidentit demokrat Barak Obama.

Gara zhvendoset tani ne shtetin e Karolines se Veriut. Shume analiste politike mendojne se neqoftese zoti Romney fiton edhe ne kete shtet atehere shtysa qe ai do te marre do te jete teper e fuqishme dhe ai nuk do te mund te ndalet dot nga kandidatet e tjere. Pas kesaj ai mund te jete gati per te fituar emerimin e partise republikane qe do te shpallet zyrtarisht ne muajin gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›