E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënjestra e vrasësit

Në filmin “One in the Chamber” do të jemi dëshmitarë të jetës së nëntokës evropiane, kur një vrasës do të punësohet për të vrarë dikë, por shumë shpejt do të jetë ai shënjestra e atyre që e kanë paguar. “One in the Chamber” në DigiGold.

Në Pragë, një vrasës me pagesë punësohet nga një bandë, dikur nën shënjestrën e tij.

Por, ndërkohë që ai vazhdon me detyrat e ngarkuara, një vrasës mjaft i përgatitur përpiqet të eliminojë atë vetë.

Tani rrugët e qytetit do të lahen me gjak dhe plumbi i fundit mund të vendosë edhe se kush do të mbijetojë.

I tërë filmi zhvillohet në Pragën moderne. Ray Carver është vrasës amerikan (Cuba Gooding Jr), por punon jashtë atdheut të tij për të bërë sa më shumë para. E për këtë gjë puna më e mirë është të vrasësh njerëz. Ray është në Pragë për arsyet e tij, por ajo që bie në sy është përcjellja e një vajze për arsye të panjohur.

Në të njëjtën kohë, disa familje kriminale operojnë në qytet dhe Carver është njëri prej të punësuarve për të kryer punë të pista.

Kur misioni dështon , Carver e kupton se atij ia kishin montuar tërë këtë rast, përderisa njëra prej familjeve kriminale kishte punësuar një tjetër specialist kriminel me emrin Alexei “Ujku” Andreev (Dolph Lundgren) që të kryente punën që e kishte Carver dhe në fund të vriste edhe atë.

Filmi më shumë është një film televiziv dhe i takon atyre filmave për DVD, përderisa shumica e skenave të tij janë xhiruar në Pragë dhe në Rumani siç është thënë nga producentët për arsye financiare.

Realisht edhe filmi “One in the Chamber” është një film që ka kushtuar pesë milionë dollarë dhe tërë filmi bazohet në një luftë në mes dy karaktereve, që në këtë rast janë Gooding dhe Lundgren.

Filmi në javën e fundit të muajit tetor dhe në fillim të nëntorit do të shfaqet në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell Kompania IPKO.

--------

“One in the Chamber”

REGJIA: William Kaufman

SKENARI: Benjamin Shahrabani, Derek Kolstad

AKTORË: Dolph Lundgren, Cuba Gooding Jr, Billy Murray, Claudia Bassols, Louis Mandylor, etj…

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›