E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa drejt Juventusit

Sipas medieve spanjolle David Villa mund të jetë zgjidhja për problemet e Juventusit në repartin ofanziv.

Bianconerët kishin bërë përpjekje për transferimin e reprezentuesit spanjoll gjatë verës por ai preferoi të qëndrojë në Nou Camp derisa ishte duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë që e mbajti jashtë fushës për tetë muaj.

Por, sipas Fichajes.net, Villa është rikthyer si objektiv i kampionit të Italisë që synon të përforcojë repartin sulmues që konsiderohet si pika e vetme që ka nevojë për ndërhyrje. Villa konsiderohet si futbollist ideal për gjigantin torinez edhe pse në dhjetor do të mbush 31 vjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›