E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënkolli në pritje të tri viktimave

Në Shënkoll të Lezhës, ka nisur morti prej së dielës, por trupat e viktimave nuk kanë mbërritur ende për t’i përcjellë për në banesën e fundit.

Familja Djala jeton në Shënkoll ndërsa i biri i tyre Flamuri, së bashku me familjen kishte shkuar për të jetuar në Itali, por përmbytjet e shumta të ditëve të fundit, shkaktuan tragjedinë në këtë familje. Viktimat janë Shpresa dhe vajzat e mitura Gioia 9-vjeç dhe Janisa 1-vjeç

Ngjarja

Dy ditë më parë, kur ujërat vërshuan nëpër qytetin ku jetonte familja shqiptare, nëna me dy vajzat e saj u futën nën strehën e një pallati, por tentativa për t’i ikur shiut, nuk solli ‘shpëtimin’ uji. (foto Xhenova)

Dëshmitarët treguan për mediat italiane, se në momentin që gruaja me dy vogëlushet, u përpinë nga uji që vërshoi papritur në rrugët e qytetit, duke marrë ç’të kishte përpara. Kur punëtorët e shpëtimit, i dhuruan Flamurit në dorë një fëmijë pajetë, ai mësoi se ishte pikërisht e bija, e kjo i shkaktoi jo pak traum. /Start/

                                                                                             2011-11-07 17:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›