“Hakmarrja për Drejtësi”, Kushtetuesja ‘rrëzon’ procesin

Padia nga avokatët mbrojtës të Orik Shytit, një prej anëtarëve të kësaj organizate, u depozitua në Gjykatën Kushtetuese më 25 dhjetor të vitit 2010.
Drejtësia në Shqipëri, i ka dënuar shtetasit Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm, në kuadër të dosjes “Hakmarrja për drejtësi”, ndërkohë që për Gentian Cakën është vendosur 25 vjet burg. Gjithashtu, me 24 vite burg është dënuar Leart Shyti dhe me 25 vite Roland Shyti.
Ata kanë pretenduar për shkelje procedurale në dosje dhe i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” është krijuar në vitin 1994 në qytetin e Durrësit dhe u shpall publikisht më 13 tetor të vitit 1996. N
daj kësaj bande rëndojnë një sërë akuzash, megjithëse për një pjesë të madhe të tyre nuk u provua kurrë autorësia. Seanca e parë gjyqësore në ngarkim te pjesëtarëve të organizatës "Hakmarrja për Drejtësi" filloi ne 24 dhjetor të vitit 1998. Dhjetë të pandehurit ikën jashtë shtetit që nga dita që ata janë arratisur nga burgjet në vitin 1997. Në vitin 2003, kjo bandë “zgjohet” sërish me një vrasje të bujshme në Tiranë. /Start/
2011-11-08 09:15