E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohen dy aksidente rrugore, në pak orë

Mbrëmjen e djeshme janë shënuar dy aksidente rrugore, në të cilat kanë humbur jetën dy persona dhe është plagosur një i tretë. I pari ka ndodhur rreth orës 18 00 të pasdites sëe djeshme në aksin Korçë – Pogradec. Një 56-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet tip benz në kohën që po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Viktima është Sefedin Veliaj nga fshati Vasni i Korçës. Këto janë dhe pamjet nga vendi i ngjarjes. Pak orë më vonë në plazhin e Divjakës është shënuar një tjetër aksident i rëndë. Shpejtësia tej normave të lejuara, i ka marrë jetën një 26-vjeçareje nga Karbunara, e cila ishte duke udhëtuar me bashkëshortin e saj. Automjeti me targa greke doli nga rruga dhe u përplas me trungun e një peme. Viktima e këtij aksidenti të rëndë është shtetasja Ervehe Sinani, e cila sipas policisë ishte duke udhëtuar pa rripin e sigurimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›