PS thotë se vrasja e deputetit të saj dhe 4 policëve, tregon se Berisha ka braktisur detyrën

Tiranë, 14 Gusht NOA Partia Socialiste reagoi edhe një herë për ngjarjen e javës së shkuar në plazhin e Durrësit ku katër policë mbetën të vrarë nga i shumëkërkuari Dritan Dajti.
Armela Imeraj, zëdhënëse e PS, para pak minutash doli në një deklaratë për mediat, ku vlerësoi se vrasja e katër shërbëtorëve të shtetit, ishte shprehja e braktisjes së detyrës nga pushteti i Berishës.
Sot, kur plaga e hapur në trupin e shtetit, me vrasjen e 4 policëve në detyrë vazhdon të jetë e përvëluese, PS ringre me forcë çështjen e bashkëpunimit të këtij pushteti të korruptuar me krimin për të rimarrë me forcë në 28 qershor të drejtën për të sunduar, jo vetëm mbi vendin, por edhe mbi ligjin, - tha Imeraj.
Sipas saj, jashtë çdo kriteri ligjor e përgjegjësie mendore pushteti i Sali Berishës ka lëshuar me leje të paligjshme nga burgjet për fushatë në favor të pushtetit një numër të konsiderueshëm vrasësish, trafikantësh e grabitësish, të cilët kanë shoqëruar ministra dhe kanë ushtruar terror psikologjik në zonat e influencës së tyre mafioze.
PS lajmëron se ne disponojmë të dhëna alarmante për fluksin e lartë të lejeve të paligjshme për kriminelë të dorës së parë në javët e fushatës dhe kemi të gjithë vullnetin që të kërkojmë me forcë nxjerrjen para ligjit të lejedhënësve.
Ndërkohë theksojmë publikisht, - vijoi Imeraj, - se vrasja e katër shërbëtorëve të pafajshëm të shtetit në detyrë nga një kriminel i shumëkërkuar që bridhte lirisht rrugëve, është shprehja më dramatike e braktisjes së detyrës nga pushteti i Sali Berishës i cili bën sikur drejton Shqipërinë po në fakt vetëm menaxhon interesa familjare e klanore, duke grabitur çdo ditë përmes vendimeve të qeverisë prona e fonde publike.
***
Zëdhënësja e PS ka folur për herë të parë zyrtarisht sot edhe për Fatmir Xhindin, kur tha se është vrarë një deputet i opozitës në prag të fushatës dhe vlerësoi se reagimi i pushtetit ka qenë lirimi në masë i kriminelëve gjatë fushatës.
Në përfundim, Imeraj theksoi edhe një herë faktin se janë vrarë së fundmi katër policë dhe akuzoi se reagimi i kryeministrit ka qenë reagimi tipik i një njeriu që përfundimisht nuk qeveris vendin e vet po vetëm i bën hyzmetin oxhakut të vet.
Për PS, nuk ka si të jetë ndryshe, një pushtet i grabitur është një pushtet që di vetëm ti grabisë e dhunojë dhe jo ti mbrojë qytetarët e vet.
/e.l/k.k/NOA/ Lexoni reagimin: Dalja e Imerajt të PS për 4 policët, PD i hakërrehet Edi Ramës
Komentini lajmin:
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")