E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Cejku: Marrëdhëniet ShqipëriMaqedoni shembull për rajonin

Avancimi i bashkëpunimit ndërfqinjësor, ndihma për avancimin e implementimit të Marëveshjes së Ohrit, dhe ndihma për anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO janë fushat kryesore, në të cilat angazhohet Ambasada e Shqipërisë në Maqedoni. Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Cejku për TV Klan thotë se marrëdhëniet ndërfqinjësore Shqipëri-Maqedoni janë shembull për rajonin. Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, aktivitetin e tij e ka fokusuar edhe në një sferë të re – diplomacinë ekonomike. Ai po ashtu përjashton mundësinë për çfardo lloj regresi në sferën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy vendeve.
Ambasadori Cejku thekson bashkëpunimin e ngushtë me faktorin shqiptarë në Maqedoni, por nuk mungon edhe bashkëpunimi me faktorin maqedonas. Para dy javëve Ambasada e Shqipërisë është transferuar në pjesën e vjetër të qytetit, pranë kalasë së Shkupit, me çka edhe në aspektin gjeografik është më afër shqiptarëve të këtushëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›