Shenohet 70 vjetori i sulmit japonez ne Pearl Harbor

Shtetet e Bashkuara shenojne sot 70 vjetorin e sulmit japonez ne Pearl Harbor qe e detyroi Ameriken te perfshihej ne Luften e Dyte Boterore.
Ne mbare vendin po zhvillohen ceremoni qe kujtojne 7 dhjetorin e vitit 1941. Aktiviteti kryesor po mbahet ne ishullin Oahu te Hawait ku ndodhi sulmi. Mes 3 mije pjesemarresve ne ceremoni ishin nje numer i madh te mbijetuarish nga Pearl Harbor dhe veterane te Luftes se Dyte Boterore. Momenti kur Marina japoneze filloi sulmin e papritur ne oren 755 te mengjesit u shenua nga te pranishmit me 1 minute heshtje.