E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mund te braktise euron do rikthehet tek marka

Mediat nuk po raportojne gje per te shmangur krizen e panikut ne tregje por qe nga e hena e kaluar kemi filluar te stampojme Marken. Nje deklarate e tille eshte dhene nga nje punonjes i administrates gjermane dhe u publikua ne websajtin e organizates ekonomiko-financiare Affari Italiani. Nga 28 Nentori ne nuk stampojme me euro citon te kete thene i njejti burim duke sqaruar se kane mare nje urdher te tille per te stampuar DM marka gjermane. Ne 28 nentor zedhenesi i kancelares Angela Merkel kishtedeklaruar se burimet ne Gjermani nuk jane te pafundme dhe Europa nuk mund te pretendoje te kete nje force qe nuk e ka. Madje kishte theksuar se Germania eshte e forte por nuk ka fuqi te pakufizuar. Duke vazhduar me kete ritem - shton punonjesi - do te jemi ne gjendje per te plotesuar kerkesen per para qe eshte e nevojshme per te mbuluar tregun tone te brendshem qe do te vinte nga mungesa e euros. Nderkaq Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozy po rrisin trysnine per nje reforme me te shpejte ne marreveshjen e BE-se. Raportohet se zyrtarisht nepermjet ketij hapi synohet te perballohet kriza e huave dhe te vendoset ne kurs te qendrueshem monedha e perbashket. Merkel nenvizoi edhe se nuk mund te kete pergjegjesi te perbashket per mekataret e borxheve. Por bankat dhe politikanet e BE-se i referohen avantazheve te nje monedhe te perbashket Kthimi tek monedhat e meparshme do ta demtonte Gjermanine si vend eksporti sepse produktet e saj do te shtrenjtoheshin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›