E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike, vjen në Tiranë përfaqësuesi i OSBE-së

Pas situatës së krijuar në vend, mbërrin sot në Tiranë, përfaqësuesi i kreut të presidencës së OSBE-së, zv/ministër i jashtëm i Lituanisë Evaldas Ignatavicius.

Ai vjen si i dërguari special i ministrit të Jashtëm i Lituanisë Audronis Ažubalis, i cili mban edhe kryesinë e radhës të organizatës.

Gjatë qendrimit në Tiranë Ignatavicius, do të zhvillojë bisedime me me qeverinë dhe opozitën për ngjarjet e 21 janarit. Gjatë vizitës tre ditore, zyrtari i lartë i OSBE-së do të zhvillojë bisedime me presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe kryeopozitarin Edi Rama si dhe me përfaqësuesit e BE dhe SHBA-ve.

Qëllimi i vizitës së tij është ulja e tensioneve dhe mbështetja e dialogut për ti dhenë fund krizës politike në vend.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›