Shënojnë Nikçi e Mehmedi

Cyrih, 30 gusht - Mesfushori Adrian Nikçi dhe sulmuesi Admir Mehmedi kanë shënuar nga një gol për t'i siguruar fitoren Zuerichut kundër St. Gallenit me rezultat 3:1, të shtunën mbrëma në javën e shtatë të Superligës së Zvicrës. Nikçi e Mehmedi ishin startues, ndërsa u zëvendësuan në fund të ndeshjes. Ata shënuan për herë të parë këtë edicion. Mbrojtësi Beg Ferati asistoi në fitoren 4:0 të Baselit kundër Xamaxit. Ferati dhe mesfushori Xherdan Shaqiri luajtën 90 minuta për Baselin.