Mourinho 6 - 3 Ferguson

Është më afër se kurrë supersfida e gjigandëve evropian Real Madrid e Manchester United. Sfida e tretë e kësaj xhiro në Ligën e Kampionëve ka tërhekur vëmendjen më shumë se secila ndeshje.
Në fushë me taktikat e tyre do të jenë dy prej trajnerëve më të respektuar sot në futboll, Jose Mourinho përballë Sir Alex Ferguson.
Dy trajnerët deri më tani kanë qen kundërshtarë plot 14 herë. Nga këto ndeshje Jose Mourinho ka bilanc më të mirë duke fituar 6 herë, ndërsa Ferguson vetëm 3 herë. Në 5 ndeshje tjera skuadrat janë ndarë në barazim./Indeksonline/