E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megjithatë do të jetë Varane!

Qendërmbrojtësi francez, Rafael Varane pritet të startoj në ndeshjen e sotme ndaj Manchester United. Në stërvitjet e mëngjesit, Jose Mourinho ka punuar në skemat e lojës me Varanen.

Mourinho ka punuar me 10 lojtarë në stërvitje, duke mënjanuar Pepen me lojtarët që pritet të jenë në bankën rezervë.

Arbeloa, Varane, Ramos, Coentrao, Khedira, Alonso, Di Maria, Ozil, Cristiano dhe Benzema ishin pjesë e taktikave të Mourinhos ndërsa të tjerët stërviteshin ndaras.
Mospërgatitja aq e lartë fizike e Pepes thuhet të jetë arsyeja që Varane do të startoj sot nga minuta e parë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›