Shenon serish Bogdani ezena eshte ne krye
Erjon Bogdani dhe Cezena e tij kane bere surprizen e Javes ne Serine A. Kete here nuk kane mundur ndonje ekip te madh por me fitoren 1-0 ndaj Leces kane marre kreun e klasifikimit pas javes se trete te kampionatit italian ne kuoten e 7 pikeve po aq sa ka edhe Interi i Benitezit. Por ky vendi i pare ka nje shije akoma edhe me te mire kur e di qe golin e vetem te fitores se djeshme e ka shenuar pikerisht sulmuesi shqiptar 55 i cili rikonfirmohet keshtu si golashenues i ketij sezoni. Bogdani ka bere nje paraqitje te mire e cila eshte vleresuar me noten 7.5 nder me te lartat e dhena. Ky eshte goli i dyte sezonal i Bogdanit pas atij ndaj Milanit. Jam i kenaqur per golin eshte shprehur shtatlarti shqiptar por ne fakt kam ate me te veshtirin sepse ne pjesen e pare e kisha nje rast shume te mire te cilin nuk e shfrytezova si duhej. E rendesishme ishte te fitonim dhe nje gje te tille e beme duke luajtur me zemer. Nuk ka rendesi vendi i pare e dinim se do te ndesheshim me nje skuader te veshtire. Duhet te mbledhim pike per te siguruar qendrimin ne Serine A kampionati eshte i gjate dhe eshte fondamentale te vazhdojme te luajme keshtu duke shfrytezuar cdo rast. Fitoren ia dedikoj grupit trajnerit dhe tifozeve te cilet na mbeshtesin pa pushim.