Flamurtari ne maje Skenderbeu e ndjek
Java e katert e Kategorise Superiore permbys gjithcka per sa i perket tabeles se klasifikimit edhe pse per tu kompletuar pritet takimi i sotem mes Kastriotit dhe Tiranes Flamurtari mund Bylisin dhe rikthehet per here te pare pas me shume se 10 vitesh te kryesoje i vetem. Ndersa Skenderbeu rigjen serish nje vend ne maje pas vlonjateve fale asaj fitoreje te paster 2-0 ndaj Vllaznise ne Pogradec. Besa ndalet te nje barazim 0-0 me Teute dhe e shikon veten te parafundit ne renditje.
I ka mjaftuar vetem nje rezultat i ngushte 1-0 ndaj Bylisit ne Vlore qe Flamurtari te rikthehet te enderroje per nje sezon me trofe. Kane rezistuar jo pak ballshiotet tashme pa trajnerin Ilir Spahiu ne stol te larguar gjate javes. Megjithate skuadra vlonjate ka arritur ta gjeje golin me shume mund fale nje veprimi te zgjuar individual te Julian Ahmatajt qe ka prekur rrjeten e Egbose ne minuten e 71-te. Gol qe ka mjaftuar per te marre 3 piket te cilat e mbajne Flamurtarin ne pozita kryesuese ne kuoten e 10 pikeve. Vllaznia e Mojash Radonjicit luajti me dhjete lojtare nga minuta e 50-te pas ndeshkimit me dy te verdha te malaziasit Blazo Rajovic. Shkodranet tregojne edhe nje here se nuk ka ndonje skuader kushedi se cfare pikerisht ne nje sfide te vertete si ajo e se dieles ne Pogradec me korcaret. Kujtojme se Vllaznia ka pasur ne duar nje shans te arte te cilin nuk e ka shfrytezuar si duhet. Penalltine e dhene ne favor te saj nga gjyqtari i ndeshjes e ka pritur portieri Orges Shehi duke u dhene kuraje te tijve per te besuar dhe shpresuar te fitorja. E cila ne fakt ka mberritur me dy gola te sulmuesit Jovic. Pas golit te pare korcaret kane demonstruar se dine te administrojne lojen duke bere qarkullime te shumta te topit. Nderkohe qe Vllaznia kerkon te jape maksimumin. Vajushi nje talent i ri i kuqebluve ka lene nje pershtypje te mire duke qene nje nder njerezit me te rrezikshem ne fushe madje ka bere disa driblime te bukur te kundershtareve dhe i ka dhene shume impuls lojes se shkodraneve. Por kaq nuk ka mjaftuar. Ne minuten e 90 Jolic ka marre nje asit nga e majta e sulmit te korcareve ka gjetur hapesiren ne zone per te gjuajtur grushton portieri i shkodraneve topi shkon te Soza i cili godet traversen Jolic eshte serish aty dhe me shume lehtesi ka mundur te shenoje golin e dyte. Per skuadren korcare qe vinte nga humbja 3-1 me Shkumbinin kjo ishte fitorja e trete me rezultatin 2-0 perfshire dhe ate ne tavoline me Besen. Vllaznia regjistroi humbjen e pare ne kete sezon. Flamurtari kryeson me 10 pike i ndjekur nga Skenderbeu e Dinamo te dyja ne kuoten e 10 pikeve. Ne javen e peste Skenderbeu udheton ne Elbasan ndersa Vllaznia pret ne Loro Borici Dinamon. Skenderbeu e ndjek skuadren vlonjate i dyti ne klasifikim me aq pike sa ka edhe Dinamo 9 te tilla por me golaverazh me te mire se blute kryeqytetas. I fundit mbetet Bylisi pa 0 pike deri me tani.