Barazon Besa Bizhdili nuk e pranon doreheqjen e Duros
Besa dhe Teuta u ndane nga nje barazim i thate 0-0 ne nje stadium pa shikues por ky rezultat e ka detyruar trajnerin e kavajasve Shpetim Duro ti kerkoje doreheqjen presidentit Nexhat Bizhdili. Nje ndeshje pa asnje emocion e ku te dyja skuadrat fqinje ishin shume apatike drejt portave kundershtare. Kavajasit sulmojne krijojne shume raste me Haxhibulic Cikalleshi dhe disa lojtare te tjere por nuk arrin te gjeje golin. Mbrojtja durrsake ka pasur shume pune megjithate ka mundur te ruaje te paprekur porten e saj. Si Besa ashtu dhe Teuta ende nuk e kane shijuar fitoren e pare ne kater javet e para duke u renditur ne vendet 10-11 me nga dy pike nga 12 te mundshmet. Por te kavajasit ka edhe nga ata qe nuk e pertypin dot kete ecuri. Nje nder ta eshte pikerisht trajneri Duro i cili ne perfundimin e ndeshjes i ka dorezuar presidentit Bizhdili doreheqjen. Shkak per kete levizje te teknikut jane bere pikerisht rezultatet e dobeta te skuadres ne kete fillimsezoni. Gjate kater javeve te ketij kampionati Besa nen drejtimin e Duros regjistroi 2 barazime me Flamurtarin dhe Teuten dhe dy humbje me Skenderbeun dhe Dinamon. Trajneri nga Tirana eshte shume i dashur per tifozerine kavajase pasi ai e ka shkruar emrin e tij ne historine e Beses si fitues i Kupes se Shqiperise dhe Superkupes gjate vitit 2010. Doreheqja e trajnerit nuk eshte pranuar nga presidenti Bizhdili i cili kembengul ne realizimin e plote te projektit 3-vjecar qe kane nisur se bashku. Prandaj per kete arsye sot pritet te kete nje tjeter takim mes paleve per te sqaruar situaten dhe per te dhene nje zgjidhje perfundimtare pas largimit ose jo te Duros nga Besa. Nese perfundimisht do te vendoset largimi i Duros atehere ai do te behet keshtu trajneri i trete i larguar gjate ketij edicioni pas Mirel Joses te shkarkuar nga Shkumbini dhe Ilir Spahiut te Bylisi.